Sunday, 30 June 2013

A prishet agjërimi nëse ejakualon në ëndërr ?

Selamun alejkum

Pyetje: Nëse agjëruesi gjatë ditës së Ramazanit duke qënë fjetur bëhet xhunubë, a prishet agjërimi i tij, si dhe a obligohet që të pastrohet sa më shpejt?

Përgjigje: Kjo formë e xhunubllakut nuk e prishë agjërimin ngase kjo është jashtë vullnetit të agjëruesit. Ai duhet të pastrohet ashtu sikur pastrohet prej xhunubllakut nëse e vëren daljen e spermës.

Nëse kjo i ndodhë pas namazit të sabahut dhe nuk pastrohet deri në kohën e drekës, nuk ka bërë ndonjë shkelje fetare.E njejta gjë është edhe nëse kryen mardhënie me gruan e tij gjatë natës e nuk pastrohet deri pas agimit. Është transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zinte mëngjesi duke qënë xhunubë nga mardhëniet intime, pastaj pastrohej dhe agjëronte. E njejta gjë vlen edhe për gruan me menstruacione dhe lehona. Nëse atyre u kalon ajo gjëndje gjatë natës dhe nuk pastrohen deri pas agimit, agjërimi i tyre është në rregullë. Mirëpo, nuk u lejohet atyre dyjave e as xhunubit që ta shtyjnë pastrimin deri pas lindjes së diellit. Janë të obliguar që të pastrohen sa më shpejtë para lindjes së diellit në mënyrë që ta falin namazin në kohën e tij.

Burri duhet të pastrohet prej xhunubllakut para namazit të sabahut, që të mund ta falë namazin me xhematë. Allahu është dhurues i suksesit.

U përgjigj: Shejh Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz

Pyetja: Nëse agjëruesi sheh ëndërr dhe bëhet i papastërt ditën e ramazanit, a e prish agjërimin e tij apo jo? Dhe a duhet me shpejtu mu pastru?

Përgjigjia: Ëndrra nuk ta prish agjërimin tënd, për arsye se kjo nuk është nga dëshira e agjëruesit, dhe obligim e ka ai që të pastrohet prej papastërtisë (xhunubllëkut).
Nëse e sheh në rrobat apo në trupin e tij ujin që është sperma, edhe nëse ka ëndërruar pas lindjes së diellit, apo e ka vonuar pastrimin deri në kohën e drekës, nuk ka të keqe këtu, edhe nëse ke pas mardhënie intime me gruan dhe nuk je pastruar deri pas lindjes së diellit, nuk ka të keqe këtu se na është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se është zgjuar xhunub prej mardhënieve , është pastruar edhe e ka vazhduar agjërimin.
Kështu është edhe për gartë që janë me ciklet mujore (hajz) dhe lehoni (nifas), nëse ato pastrohen nga hajzi a po nifasi gjatë natës, dhe nuk pastrohen deri në lindjen e diellit, agjërimi i tyre është i vlefshëm , por nuk lejohet për këto që i përmendëm më lartë që me e vonuar gulsin e tyre d.m.th. pastrimin e tyre, apo edhe namazin deri në lindjen e diellit, por duhet qe të gjithë të pastrohen para lindjes së diellit, në mënyrë që t’a falin namazin në kohën e vetë, dhe për mashkullin duhet që para agimit të mëngjesit ta pastrohet në mënyrë që mos t’i ikën namazi i sabahut me xhemat.
Allahu e din më së miri


U përgjigj: Shejh Muhammed Ibn Ibrahim Alu Shejh

ALL-LLAHU Ju Shperbleft Për leximin.

3 comments:

  1. Me e par ni ender t pakendshme edhe me u per i pa paster a tuhet t lahesh menjher apo duhet t lahesh n mremje

    ReplyDelete
  2. Respect and I have a keen supply: House Renovation Designer Near Me local remodeling companies

    ReplyDelete