Friday, 28 June 2013

Gishti i unazes, cfare perfaqeson


  • Origjina e këtij interpretimi të çuditshëm, është në qytetërimin e Kinës së lashtë.
  • Dy gishtat e mëdhenj të dorës, përfaqësojnë prindërit.
  • Dy gishtat tregues, përfaqësojnë vëllezërit dhe motrat.
  • Dy gishtat e mesit, përfaqësojnë vetë personin, burrë qoftë apo grua.
  • Dy gishtat e unazës, përfaqësojnë çiftin, burrë e grua.
  • Dy gishtat e vegjël, përfaqësojnë fëmijët.
  • Fillimisht, bashkoji dy duart duke i ngjitur gishtat me njëri-tjetrin, ballë për ballë. Tani, dy gishtat e mesit që përfaqësojnë veten, mblidhi dhe futi brenda, duke i bashkuar me kurriz me njëri-tjetrin, ndërkohë që gishtat e tjerë qëndrojnë siç ishin më parë, siç duket dhe në foto.
  • Përpiqu ti ndash dy gishtat e mëdhenj, të cilët përfaqësojnë prindërit, nga njëri-tjetri. Do të shohësh që ata ndahen lehtësisht. Kjo do të thotë që dy prindërit e tu, nuk do të jetojnë me ty gjithë jetën, mund të vdesin, ose të ndahesh prej tyre duke krijuar jetën tënde.
  • Ktheji dy gishtat e mëdhenj në vend siç ishin dhe përpiqu të ndash dy gishtat tregues, të cilët përfaqësojnë vëllezërit dhe motrat. Do të shohësh që edhe këta të dy, mund ti ndash kollaj. Sado të lidhur të jeni me vëllezërit dhe motrat tuaja, një ditë do të ndaheni duke krijuar secili familjen dhe të merret me jetën e tij.
  • Pasi ti bashkosh sërish dy gishtat tregues, orvatu të ndash dy gishtat e vegjël, të cilët përfaqësojnë fëmijët e tu, djem e vajza. Do të shohësh që i ndan kollaj. Edhe fëmijët, me tu rritur do të shohin jetën e tyre private dhe do të ndahen nga prindërit.
  • Pasi ti kthesh dhe dy gishtat e vegjël siç ishin, orvatu të ndash nga njëri-tjetri, dy gishtat e unazës tani. Këtu do të befasohesh, pasi ato të dy nuk ndahen. Bashkëshorti dhe bashkëshortja, nuk duhet të ndahen nga njëri-tjetri. Ata duhet të jetojnë bashkë, me të mirat dhe të këqijat, pavarësisht vështirësive dhe sfidave. Ata janë modeli i fëmijëve dhe bërthama e familjes.
  • Zoti i ruajt familjet tona dhe i bëftë model të mirë për të gjithë!

No comments:

Post a Comment