Saturday, 6 July 2013

Babai dhe tre djemt.

Babai i mori tre djemtë e tij dhe pasi u tregoi tre dhoma të boshatisura dhe të errëta, u tha:”Ai që do e mbushë dhomën e tij qosh më qosh, me ç’ti dojë zemra, do ti jepet një çmim dhe shpërblim i vyer.
Djali i parë, e mbushi dhomën e tij me bar dhe kashtë të thatë.
Djali i dytë, e mbushi dhomën e vet me lesh delesh.
Sakaq, djali i tretë ishte ulur dhe i shihte i çuditur. Para se dy dhomat e vëllezërve të tij të ishin mbushur plot e përplot, ai hyri në dhomën e tij dhe ndezi një qiri. Menjëherë dhoma u mbush plot dritë, cep e më cep.

No comments:

Post a Comment