Tu bësh qejfin të gjithë njerëzve, mbetet diçka e paarritshme, ama, të paktën tashmë nuk është qëllim. Kënaqe Zotin, veçanërisht në këtë muaj, sa më shumë vepra të mira të bësh, aq më pranë do e ndjesh. E si jo, ndërkohë që Ai vetë na thotë:”Kush më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një pash, kush vjen drejt Meje duke ecur, i shkoj duke vrapuar.”
O Zot! Ti na jep shenja të dashurisë Tënde çdo ditë, por këtë muaj të lusim që shenjat e dashurisë, të jenë në pranimin e lutjeve tona, në qetësinë shpirtërore dhe në punët e mira që do të bëjmë!
No comments:
Post a Comment